Transmetuar më 19-11-2018, 08:59

Është folur gjatë gjithë verës por pa pasur një konfirmim zyrtar. Por me sa duket martesa mes këngëtarit Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin ka ndodhur.

Ata kanë konfirmuar sipas mënyrës së tyre në rrjetet sociale, se janë martuar në fshehtësi.

Ajo ka ndërruar mbiemrin e saj në Instagram, në Hailey Bieber.

Ndërsa ai ka vendosur një foto të tyre në profil ku shkruan, “Gruaja ime është e mrekullueshme”.

Martesa mes çiftit ishte përfolur prej muajsh, që kur këngëtari zyrtarizoi fejesën me modelen, me anë të një postimi në Instagram në muajin korrik.

Ndërsa në muajin shtator, Hailey në një aktivitet të mbajtur në New York, ishte shprehur se, “E kuptoj deri ku shkojnë spekulimet, por nuk jam martuar ende”. /a.y/noa.al