Transmetuar më 19-11-2018, 08:45

Kombinimi i hudhrës me limonin ka një sërë dobish, por më kryesorja është ajo e uljes së kolesterolit.

Qëroni 3-4 thelpinj hudhre dhe pritini në copa dhe hidhini në një vazo qelqi.

Në të shtoni edhe gjysmë kokrre limoni të prerë në copa të imëta. Sipër shtoni edhe një sasi uji deri sa të mbushet vazoja.

Vendosini kapak vazos dhe lëreni mbyllur për tre ose katër orë.

Pas kësaj kullojini hudhrat dhe limonin, në mënyrë që të përftoni vetëm lëngun.

Duke e pirë së paku dy herë në javë, do të pastroni kolesterolin dhe do të stimuloni funksionimin e zemrës. /a.y/noa.al