Transmetuar më 19-11-2018, 08:22
Foto ilustruese

Një djalë i ri është gjetur i vdekur mes një pellgu gjaku, në rrethana të rënda.

Bëhet fjalë për një djalë 25 vjeç me iniciale L.Sh., i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Letëm të Librazhdit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës me çifte.

Akti i rëndë është kryer teksa 25-vjeçari ndodhej vetëm në banesë, gjatë kësaj të diele.

Pavarësisht tentativës për ti ardhur në ndihmë, për shkak të hemorragjisë i riu ka gjetur vdekjen.

Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vetëvrasjes. /a.y/noa.al