Transmetuar më 18-11-2018, 22:50

Një djalë i ri i shpëtoi dënimit me burg vetëm se e ëma e tij paraqiti një foto që kishte bërë me të në kohën kur e dashura e tij e akuzonte.

Ish e dashura e akuzonte se i kishte hyrë fshehurazi në shtëpi, se e kishte rrahur dhe i kishte vizatuar një “X” në lëkurë me tehun e thikës.

Djali nga Teksasi u arrestua te vendi i punës dhe u mbajt në burg, nën akuzë për hyrje me dhunë në banesë dhe për për krime të tjera të rënda, të mbetura në tentativë.

Për këto akuza, në Teksas mund t’i jepnin edhe dënim të përjetshëm.

Por kur mamaja e djalit lexoi deklaratën e vajzës paditëse, ajo pa orën ku akuzuesja thoshte se ishte kryer krimi.

Ajo u kujtua që në atë kohë kishin qenë bashkë, 90 km larg vendngjarjes, dhe kishin bërë një selfie.

Fotoja dhe celulari u kontrolluan nga laboratorët e ekspertëve. Orari kur ishte shkrepur fotoja u krahasua me të dhënat e kompanisë telefonike.

Kështu u vërtetua që fotoja ishte bërë realisht në orën që deklaronte mamaja, dhe gjykata e liroi djalin nga të gjitha akuzat. /k.k/noa.al/