Transmetuar më 18-11-2018, 21:25

Dëshmi tronditëse janë publikuar nga televizioni “Sky News”, ku në fokus është trafikimi i vajzave shqiptare drejt Britanisë.

Gazetarët e televizionit kanë shkuar në një qendër rehabilitmi në Vlorë, ku aktualisht strehohen 15 gra, viktima të trafikut, të kthyer së fundmi nga Anglia.

"Të rrahura barbarisht nga trafikantët gjatë kohës kur ishin shtatzënë, të përdhunuara dhe të diskrimunura. Është kjo një pjesë e historisë tyre", thuhet në artikullin e Sky Neës.

Për më tepër, thuhet se të gjitha janë pre e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore.

Dëshmia:

U refuzova nga familja. Punova në Britani për 18 muaj

Besjana është një ndër to, e cila mbeti shtatzënë dhe ishte refuzuar nga familja e saj dhe u rrah nga nëna dhe vëllai.

"Ata më rrahën që unë do të humbasë foshnjën … ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment", tha ajo.

Pasi u largua nga shtëpia, ajo përfundoi në duart e një prej bandave të trafikimit të Shqipërisë në Itali dhe u detyrua të punonte pa paguar si një prostitutë në Mbretërinë e Bashkuar, për 18 muaj.

Ajo i tha Sky News se sapo kishte mbërritur në shtëpi brenda një ore, trafikanti e kishte urdhëruar të ushtronte prostitucion.

Sipas investigimit të medias angleze, thuhet se shumica e të trafikuarve përdoren për prostitucion në rrugë, një pjesë tjetër përfundon në ruajtjen e plantacioneve të drogës, shitjes së saj e deri tek ushtrimi i punës në të zezë

Ndërkohë, qeveria e Britanisë së Madhe ka ofruar 150 milionë paund për të luftuar trafikimin në vendet të ndryshme, përfshirë këtu edhe 33 milionë paund më shumë për t’u vënë në përdorim nga vendet më me rrezik të lartë të trafikut.

Klikoni këtu për të parë materialin filmik. /k.k/noa.al/