Transmetuar më 18-11-2018, 20:13

Prej disa ditësh, juglindja e vendit është përfshirë nga reshje intensive të dëborës.

Kjo e shtunë ka zbardhur edhe qytetin e Korçës.

Situata është shoqëruar me probleme në qarkullimin rrugor, ku mësohet se në Dardhë është bllokuar rruga si pasojë e një orteku.

Ndërkohë, për të mbajtur situatën në kontroll janë dy borëpastruese dhe dy fadroma, të cilat po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Si pasojë e dëborës vijojnë problemet me qarkullimin në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Situata vazhdon të jetë e rënduar, ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm me zinxhirë. /k.k/noa.al/