Transmetuar më 18-11-2018, 16:36

Franca nisi ditën e djeshme protesta masive kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Rreth 120 mijë persona, të veshur me jelekë ndriçues, u mblodhën në 2.000 pika të ndryshme në Francë.

Një protestuese u vra në Savojë dhe 47 persona u plagosën përfshirë tre në gjendje më të rëndë.

Disa incidente të rënda u shënuan në pika të ndryshme të vendit ku protestuesit bllokuan trafikun.

Një incident mund ta shihni edhe në videon që ne kemi publikuar më poshtë.

Një shofer i paduruar ka tentuar të thyejë bllokadën e protestuesëve që kanë bllokuar rrugët. Menjëherë policia i është "turrur" duke e arrestuar dhe duke marrë në këtë mënyrë duartrokitjet e "Jelekëve të Verdhë".

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/