Transmetuar më 18-11-2018, 14:50

Gjatë vizitës në Manastir, Presidenti Ilir Meta u ndal në fshatin Mexhitli.

Mexhitli është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni, ndërsa Presidenti Meta u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë të kësaj zone.

Vizita e Metës në Mexhitli është e para e një Presidenti shqiptar.

Presidenti Meta ka bërë edhe një reagim në Facebook pas takimit me shqiptarët në Mexhitli.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për ne shqiptaret”, tha Meta./a.k/noa.al/