Transmetuar më 18-11-2018, 12:09

Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike në qytetin e Durrësit, pasi ka rënë nga pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5, ku 50-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.

Nuk dihet ende nëse gruaja ka kryer vetëvrasje, apo është rrëzuar aksidentalisht.

Nga të dhënat paraprake dyshohet si ngjarje aksidentale, ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet./b.l/noa.al/