Transmetuar më 18-11-2018, 11:50

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, teksa ngre alarmin për situatën, shkruan se katastrafoën e kemi tek dera, ndërsa qeveria e papërgjeshme, siç e cilëson ai, e gatshme ta çojë deri në fund.

Postimi i Petrit Vasilit

Shqipëria është mbërthyer qartazi në darën e një qeverisje, që krijon çdo çast ekonomi të asfiksuar dhe pa asnjë vizion, grabitje të financave publike dhe thellimin e një borxhi publik dërrmues për një vend me amortizatorë ekonomike dhe sociale kaq të dobët si Shqipëria.

Ky falimentim i politikave ekonomike ështeë edhe shkaku themelor i braktisjes tragjike të vendit nga shqiptarët dhe rikthimi në këto dimensione i këtij fenomeni braktisjeje të vendit,të ngjashëm me atë të fund viteve 90′,që është vërtet i frikshëm për të sotmen dhe të ardhmen.

Istitucionet me autoritare të globit si FMN shto këtu edhe Bankën Botërore apo deri edhe Ambasadën e SHBA në Tiranë kanë lëshuar alarme të thekshme dhe të njëpasnjëshme për koncesionet dhe borxhin e fshehur që vjen prej tyre dhe për efektin shkatërrimtar që do të ketë një borxh i tillë.

Ky borxh i fshehur është një krim i vërtetë shteteror ndaj të cilit mbyllja e syve nga prokuroria është edhe më kriminale.

Analistët mediatikë shqiptarë gojëmbërthyer dhe penëthyer nga kockat e koncesioneve,lejeve të ndërtimit e gjithefarë menuje,që rilindja u blaton në pjatë, nuk analizojne “dot” këtë krim dhe tragjedi që gatuhet para syve të të gjithëve.

Borxhi publik, si piramidë financiare, natyrshëm fatin dhe rënien e ka të paracaktuar,por do të bjerë mbi në të gjithë ndërkohë,që qeveria që e ngriti këtë piramidë do të jetë në mërgim dhe analistëve do tu mbetet pena e thyer në dorë dhe shija e largët e një kockë të lepire e ripertypur dikur.

Faktet objektive janë aty. Ja çfarë thotë FMN:

“Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik”.

FMN vlerësonte se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). ”

Nëse këtë ia shtojmë borxhit aktual prej rreth 72% të PBB-së, atëhere niveli real i tij mund të ngjitej në gati 80% të PBB-së

Po pikerisht kjo qeveri e Rilindjes,qe fsheh sot borxhin kur merrte pushtetin ne 2013, deklaronte me ze te larte borxhet e fshehura te qeverise se meparshme dhe ja çfare deklaronte kur merrte 375 milion euro kredi nga FMN:

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur shpenzimeve të larta, në kushtet e mungesës së lartë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë,u akumuluan qindra fatura të papaguara. Rreth 6% e GDP ishte borxh i fshehur dhe bashkë me të, borxhi publik në total shkoi në rreth 70%. Pjesa më e madhe e pagesave të prapambetura ishin investime publike, por dhe shpenzime në arsim, shëndetësi, vonesa të gjata në kompensime të TVSH dhe në pagesat e taksës mbi fitimet.”

Morali eshte i qarte:katastrofen e kemi tek dera dhe hajdutet qeveritare te papergjegjshem te gatshem qe ta cojne deri ne fund i kemi perpara syve.