Transmetuar më 18-11-2018, 11:36

Policia e Dibrës ka publikuar sot listën e më të kërkuarve në këtë qark, ndërsa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Në një postim në Facebook, Policia bën me dije se të gjithë ata që japin informacion janë të ruajtur nga anonimati.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, shkruan Policia në Facebook.

Lista e të këtkuarve: