Transmetuar më 18-11-2018, 11:22

Flokët e parë të dëborës në Korçë filluan dy ditë më parë, ndërsa vijonë të bien ende. Trashësia e borës në Dardhë raportohet të ketë arritur deri në 40 centimetra.

Reshjet e dëborës po bien me intensitet edhe në Kapshticë si dhe në zonën e Ersekës, ku trashësia ka arritur në 10 cm.

Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset e tjera nuk raportohen probleme në këtë qytet.

Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit.