Transmetuar më 18-11-2018, 09:53

Një 42 vjeçar italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana u arrestua nga policia italiane në Grottaglie.

Sipas mediave italiane, shtetasi italian është shpallur fajtor nga gjykata në Shqipëri, pasi duke përdorur dokumente të falsifikuara, i ka grabitur një shumë prej 13 mijë eurosh një kompanie shqiptare të transportit, me të cilën kishte bashkëpunuar vitet e fundit.

42-vjeçari u gjurmua nga policia dhe u arrestua në qendër të qytetit, të cilët më pas e kanë shoqëruar në komisariatin lokal.

Tashmë, autoritetet gjyqësore italiane do të duhet të vendosin për kërkesën për ekstradim të paraqitur nga autoritetet shqiptare./b.l/noa.al/