Transmetuar më 18-11-2018, 08:47

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në shtëpinë e Ilir Koçit, të cilit i kishte premtuar rreth një muaj më parë se do t’i ndërtonte një banesë të re.

Mëngjesin e sotëm Rama e ka nisur ditën duke postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku shfaqet në Vlorë për të treguar se shtëpia po ndërtohet, por dhe Iliri është futur në një punë.

“Mirëmëngjesi dhe me familjen e Ilirit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja dhe shtëpija e tij e re ka filluar të ngrihet, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama./b.l/noa.al/