Transmetuar më 18-11-2018, 07:59

Arilena Ara, sado suksese të ketë, për familjen vazhdon të mbetet e vogla e shtëpisë. Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Arilena është përlotur teksa fliste për babanë, mbështetjen e saj më të madhe.

Që kur mori pjesë tek Gjeniu i Vogël, babai i saj ishte kudo me të. Fatkeqësisht babai i Arilenës nuk jeton më dhe këngëtarja mbrëmë për herë të parë ka folur për të.

Nuk ka zgjedhur të flasë më parë jo sepse nuk i mungon, por ndihet më e mbrojtur kur nuk flet për të, pasi sa herë e përmend preket.

“Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm. Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba.

Por sot dua t’ja them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua”,-u shpreh Arilena.