Transmetuar më 17-11-2018, 22:41

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me humbje të thellë, aventurën në Ligën e Kombeve.

Takimi Shqipëri-Skoci, luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, përfundoi me rezultatin e thellë 0-4.

Kombëtarja shqiptare u detyrua të luajë me 10 lojtarë që në minutën e 22′, pas ndëshkimit me karton të kuq të kapitenit Mërgim Mavraj.

Golat për skocezët u shënuan nga Fraser 14′, Fletcher 45+2′, Forrest 55′ dhe 67′.

Kështu Shqipëria e ka mbyllur në vendin e fundit të Grupit 1, me 3 pikë këtë aventurë në Ligën e Kombeve.

Pas kësaj humbjeje, nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e trajnerit italian Kristian Panuçi./a.k/noa.al/