Transmetuar më 17-11-2018, 21:30

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Librazhd.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Librazhd-Elbasan pranë fshatit Mirakë.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një autobus ku udhëtojnë nxënës.

Dyshohet se nga aksidenti 2 persona janë në gjendje të rëndë, dhe disa të tjerë të plagosur.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe ambulanca./a.k/noa.al/