Transmetuar më 17-11-2018, 19:20

Policia e Elbasanit publikon detaje në lidhje me aksionin policor të ditës së sotme ku u arrestuan 2 persona dhe u sekuestruan armë zjarri, një minë me telekomandë dhe një sasi parash.

Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi i forcave policore të Elbasanit me ato të Tiranës.

Si rezultat i punës policore, në lagjen ”Emin Matraxhiu” në ambjentet e një bar kafe në pronësi të shtetasit Enver Çapja janë gjetur dhe sekuestruar në cilesine e provës materiale:

– 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;

– nje pale targa automjeti gjermane

– nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;

– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.

– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.

– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.

– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance shtetasit:

– Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan; – Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan.

Materialet hetimore do t’i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake”./a.k/noa.al/