Transmetuar më 17-11-2018, 18:54

Teksa po raportonte direkt nga Shkodra, atmosferën para ndeshjes, gazetarit të “Top Channel” i ndodhi diçka krejt e pazakontë.

Endi Tufa po fliste rreth ndeshjes së sotme Shqipëri-Skoci, ndërsa një grup tifozësh skocezë gjendeshin prapa kurrizit të tij duke brohoritur dhe kërcyer. Në një moment njëri prej tyre afrohet pranë gazetarit dhe i vendos atij një kapele në kokë.

Endi e kaloi këtë moment me një buzqeshje dhe vijoi raportimin.

Por, pak çaste më pas, pranë Tufës vjen një tjetër tifoz skocez i cili i afrohet dhe e puth në faqe.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura tek të pranishmit dhe tek gazetari i cili nuk e priste aspak diçka të tillë.

Më poshtë keni videon: