Transmetuar më 17-11-2018, 18:14

Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Manastirit në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Mësohet se kreu i shtetit shqiptar është pritur nga dhjetra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës se Maqedonise, Asaf Ademi.

Meta gjithashtu ka vizituar shtëpinë muze ku i mblodh Kongresi i Manastirit, ndërsa shoqërohej nga dhjetra shqiptare si dhe shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

“I uroj mbare kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësise së Shqipërisë. Shqiptarët faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit”, tha Meta.