Transmetuar më 17-11-2018, 17:26

Një aksident i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në Qafë-Thanë, ku fatmirësisht edhe pse autobusi doli nga rruga, nxënësit arritën të shpëtonin dhe nuk u shënua asnjë pasojë në jetë njerëzish.

Në autobus udhëtonin nxënës, rreth 40 veta, të cilët kishin qenë në ekskursion.

Por në një denoncim qytetar të bërë në profilin në Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha, jepen detaje mjaft të rënda që bëjnë të thuash se fakti që asnjë jetë nuk është humbur, është veçse një mrekulli.

Sipas denoncimit të qytetarit, autobusi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, ndërkohë që raportohet se shoferi ka konsumuar alkool.

Qytetari i shkruan Berishës, duke thënë se nxënësit janë porositur të mos tregojnë për këtë situatë, ndërkohë që mësueset shoqëruese kanë qenë përgjatë gjithë kohës në kontakt me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, pasi sipas denoncimit, ekskursioni i gjinazistëve të Roskovecit, ishte organizuar nga Bashkia.

Për më shumë lexoni denoncimin e qytetarit, të bërë publik në Facebook nga Sali Berisha.