Transmetuar më 17-11-2018, 16:25

Eli Fara dhe Aurela Gaçe konsiderohen si ikona të muzikës shqiptare.

Dy këngëtaret kanë bërë për vete shumë njerëz me performancat dhe projektet e tyre muzikore.

Ato gjithashtu janë edhe mike shumë të mira në jetë.

Duke qenë kaq mike, diçka ka munguar për ta kompletuar edhe më gjerë miqësinë e tyre 25-vjeçare.

Por në fakt një lajm i ri ka ardhur.

Ato kanë vendosur të krijojnë një bashkëpunim në duet.

Lajmin e ka bërë të ditur Aurela Gaçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Më në fund bashkëpunimi ynë i parë. 25 vite miqësi e ngushtë, asnjë këngë. Duhej 20-vjetori i “Kënga Magjike’ që të mendonim t’i jepnim publikut një dhuratë. Nga shpirtrat tanë për ju. Shihemi këtë diele në “E diela shqiptare”./a.k/noa.al/