Transmetuar më 17-11-2018, 16:05

Dr. Flori do të kujtohet gjithmonë si një nga kantautorët që prodhoi muzikë të pëlqyeshme për publikun.

Prej 4 vitesh ai nuk ndodhet më fizikisht por është i pranishëm në zemrat e familjarëve, miqve dhe fansave të shumtë të tij.

Bashkëshortja e Dr.Florit e ka ka kujtuar sot ish-këngëtarin përmes një fotografie.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, Dr. Flori shihet me 2 fëmijët e tij, Kaltrinën dhe Danielin.

Krahas fotografisë Blerina shkruan:

“Sot, 4 vjet pa babin! Dashuria babit do jetë gjthmonë me ne”./a.k/noa.al/