Transmetuar më 17-11-2018, 14:39

Ardhja në jetë e fëmijës së parë është një ngjarje shumë e rëndësishme, e cila shkakton gëzim dhe eufori të madhe. Fillimisht gjithë vëmendja përqendrohet në organizimin, informimin, blerjet etj., por kur vjen momenti i lindjes nis ankthi dhe frika.

Por kjo nuk është problem, pasi askush nuk është gati 100% për tu bërë prind dhe ky moment i mëson dy partnerët që të kenë përgjegjësi të reja, drejt një personi tjetër.

Vështirësitë pas lindjes së fëmijës së parë janë në qoshe, ndaj sekreti për të mos përfunduar në krizë, është të mos harruarit se jeni çift.

Kjo pasi shpesh shtatzënia dhe lindja shoqërohen me çrregullime psikologjike, siç shumë e njohin depresioni pas lindjes, mirëpo edhe baballarët mund të preken nga stresi apo frika se mos gabojnë në diçka.

Ja një listë me vështirësitë kryesore me të cilat mund të përballen prindërit e rinj, në muajt e parë të jetës së fëmijës: Rënie vetëvlerësimi, auto akuza, zënka me partnerin/en, depresion, ankth, nostalgji për situatën para lindjes së fëmijës, akuza reciproke dhe çorientim.

Gjithë çfarë duhet të keni parasysh është se këto vështirësi janë të përkohshme dhe se shumë shpejtë do të gjeni ekuilibrin në tre.

Sapo partnerët të kenë gjetur ekuilibrin e ri për të bërë bashkë rolin e prindit, këshilla është që të mos harrohet raporti në çift, shkruan noa.al.

Kjo pasi ndodh shpesh që nënat e reja e lënë pas dore fenimitetin, duke u fokusuar 100% te fëmija dhe aspak tek pamja e tyre apo partneri. Kjo gjë rrezikon që të shkaktojë krisje në çift, pasi burri ndihet i lënë pas dore nga gruaja. Por duhet të mbani parasysh se asnjë femër nuk është vetëm nënë, dhe kjo është pika kryesore që nuk duhet të harroni.

Mundohuni të gjeni momente gjatë ditës si për fëmijën, edhe për partnerin.

Gjithashtu duhet të organizoni sa më mirë të mundeni ditët tuaja.

Kërkojuni familjarëve apo miqve të besuar kur ju duhet që të mbajnë fëmijën herë pas here. /a.y/noa.al