Transmetuar më 17-11-2018, 14:07

Mirëqenia seksuale qëndron edhe në faktin e të mos trajtuarit si tabu argumentet lidhur me seksin.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “International Journal of Sexual Health”, i cili tregon se si kjo temë e trajtuar lirisht, ka një sërë dobish.

Të mos paturit druajtje nga njohja e temave të nxehta, ndihmon edhe në raportin me partnerin/en, duke përmirësuar dhe forcuar më shumë raportin.

Studimi u nis me një sondazh të vitit 2014, sipas të cilit 57% e femrave beqare, diskutojnë rregullisht lidhur me eksperiencat e tyre seksuale me shokët dhe shoqet.

Drejtuesja e studimit Katrina L. Pariera e ‘George Washington University’, iu kërkoi 617 femrave amerikane që të flisnin për jetën e tyre seksuale dhe raportin e komunikimit për intimitetin e tyre me miqtë, shkruan noa.al.

Studimi shërbeu për të konstatuar se femrat të cilat prireshin të shpreheshin më shumë lidhur me intimitetin e tyre me femrat e tjera dhe në këtë mënyrë arrinin ti kërkonin partnerit që të ndryshonte diçka në jetën e tyre seksuale, apo të verifikonin më thjeshtë sëmundje seksualisht të transmetueshme. /a.y/noa.al