Transmetuar më 17-11-2018, 11:30

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Milot-Laç.

Rreth orës 10:37 të kësaj të shtune, në rrugën dytësore Laç – Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll., 40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin çiklomotor me drejtues shtetasin Z.H., 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorrit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij Sh.H., pasagjere në çiklomotorr e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Aktualisht grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./a.y/noa.al