Transmetuar më 17-11-2018, 10:39

Një stuhi dëbore ka paralizuar nga i ftohti gjithë shtetin amerikan të New York.

Stuhia ka shkaktuar së paku 8 viktima, kryesisht prej aksidenteve rrugore.

Ndërkohë rreth 389 mijë persona kanë mbetur pa drita si dhe janë anuluar rreth 1800 fluturime.

Stuhia e dëborës që ka përfshirë ditëve të fundit vendin, është shoqëruar me akull dhe erë të furishme, ku kulmi preku nga jugu në veri.

Po ashtu shumë trena dhe autobus në Penn Station dhe Port Authority Bus Terminal.

Banorë të ndryshëm të New York, janë detyruar të qëndrojnë brenda makinave për së paku shtatë orë, për shkka të akullit dhe dëborës, pa mundur të lëviznin.

Sipas NBC, në zonën e Grande Mela nuk binte kaq shumë dëborë në muajin nëntor qysh prej vitit 1938. /a.y/noa.al