Transmetuar më 17-11-2018, 09:27

Pas qarkut të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, Policia e Shtetit ka publikuar skedat e 16 personave të shumëkërkuar nga policia e Beratit.

“Këta janë 16 personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata janë të dënuarit për vrasje Misir Tare, nga Berati i dënuar me burgim të përjetshëm; Musa (Jorgo) Protoduari nga Ura Vajgurore i dënuar me burgim të përjetshëm; Byniamin Hajro nga Berati, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje; Edmirant Hoxha nga Durrësi, i dënuar me 25 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen; Sokol Bega nga Kuçova, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Besnik Çoadari nga Tirana, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje; Orion Qirko nga Fieri i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Bledar Bega nga Kuçova i dënuar me 20 vjet burg për vrasje; Albert Shimi nga Berati, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje; Artan Yzeiri nga Berati, i dënuar me17 vjet burg për vrasje; Rentjan Toslluku nga Berati, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje.

Po ashtu të shumëkërkuar janë edhe Ilir Sinani nga Kuçova i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me armë; Pëllumb Joca nga Tirana, i dënuar me 15 vjet buth për vrasje; Mirela Muhametllari nga Berati e dënuar me 10 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike; Vasil Bajraktari nga Berati, i dënuar me 7 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese; Haki Mehmeti nga Elbasani i dënuar me 6 vjet e 9 muaj burg për prodhim dhe shitje narkotikësh. /a.y/noa.al

Këta janë 12 personat e shumëkërkuar nga policia e Gjirokastrës

Nën akuzë për vrasje, këta janë 8 personat më të kërkuar në Vlorë

Me rrezikshmëri të lartë, këta janë 15 personat e shumëkërkuar në Fier