Transmetuar më 17-11-2018, 09:10
Foto ilustruese

Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë italiane të Brindisi, të akuzuar se kanë trafikuar 250 kilogramë marijuanë dhe gjysmë kile kokainë.

Arrestimet u bënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa hetimet janë në vijim.

Lënda narkotike ishte nisur nga brigjet shqiptare drejt Salentos, dhe ishte fshehur në tubat e gomones.

Por për të mos ngjallur dyshime për ngarkesën, pakot e marijuanës ishin parfumosur me aromë jasemini, në mënyrë që të shpëtohej nga nuhatja e qenve antidrogë.

Ndërkohë në orët në vijim, autoritetet italiane kanë paralajmëruar dhënien e më shumë informacioneve lidhur me operacionin. /a.y/noa.al