Transmetuar më 17-11-2018, 08:41

Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet me radar në rrugën Durrës-Tiranë, gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës.

Një drejtues mjeti “Audi”, 26-vjeçari K.M., nga Shkodra u kap duke ecur me 182 km/h dhe në kushte të reshjeve në rrugë.

“Të pilotosh në rrugë dhe aq më keq në kushte dhe të reshjeve, do të thotë të vrasësh jetën me dëshirë”, thotë policia teksa publikon dhe videon.

Më tej shtohet se reklamimi i shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësorëve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtohen jetë dhe jo të ndëshkohen fajtorët pas aksidentit.

“Duam sensibilizim që të gjithë së bashku të kontribuojmë për sigurinë e jetës në rrugë”, thuhet në apelin e policisë. /a.y/noa.al