Transmetuar më 17-11-2018, 08:15

Qysh prej ditës së djeshme, por edhe gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, reshjet e dëborës kanë nisur në disa zona të vendit.

Kështu pas zonave te thella të Korçës si Dardha, dëbora ka rënë edhe në veri të vendit.

Dibra dhe Bulqiza janë veshur nga petku i bardhë i dëborës, ku vështirësi në qarkullim ka në zonën e Lurës, Kalanë e Dodës dhe Selishtë.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave, mjetet e kanë të vështirë qarkullimin.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat e ulëta dhe reshjet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. /a.y/noa.al