Transmetuar më 17-11-2018, 08:06
Ilir Meta, Sandër Lleshi, Edi Rama

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tregoi arsyen e dekretimit të Sandër Lleshaj në postin e ministrit të Brendshëm, si dhe arsyen e mosdekretimit të tij javën e shkuar.

I ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, Meta sqaroi se vetëm këtë të enjte i ka ardhur kërkesa nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i propozonte lirimin nga detyra të Gjeneral Sandër Lleshaj.

Presidenti tha se pas lirimit, Lleshaj i hapej rruga për t’u dekretuar si ministër i Brendshëm.

“Dje (të enjten) kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes e cila kishte bërë propozimin për lirimin nga detyra si gjeneral.

Nëse do ma kishin sjellë këtë kërkesë që më parë do ta kisha dekretuar. Kjo është një arsye e madhe, është arsye kushtetuese”, u shpreh Meta.

Presidenti dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm