Transmetuar më 16-11-2018, 23:35

Një grua në Angli ka pohuar se është ndjekur për 15 minuta nga kujdestarët e rrugës sepse hodhi bishtin e cigares në rrugë.

Megjithëse insistoi se do e merrte nga toka, ajo u gjobit me 100 paund.

Gruaja, që nuk pranoi të identifikohej, tha për “Grimbsy Live” se ajo u turpërua nga incidenti.

Ajo shtoi se kujdestarët i thanë se mund të arrestohej nëse nuk jepte detaje për të marrë gjobën.

“Unë po ecja në rrugë kur hodha cigaren në tokë. Fillimisht u takova me këmbësorë që më thonin se do të gjobitesha.

Më pas i thashë kujdestarëve se do e merrja cigaren, të cilët më thanë se kjo gjë nuk kishte më rëndësi pasi do e merrja sërish gjobën”, tha ajo. /k.k/noa.al/