Transmetuar më 16-11-2018, 22:36

Edhe pse është President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nuk i shpëton asnjëherë pyetjeve për LSI-në.

I ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan, drejtuesi i emisionit Arian Çani e pyeti nëse e ka harruar LSI-në, partinë të cilën drejtonte përpara se të merrte detyrën si President.

Meta iu shmang pyetjes së Çanit, i cili e quajti LSI një parti të majtë, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë çështje. Ndërkohë që shtoi se drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi duhet të moderohet.

Arian Çani: E ke harruar LSI që është një parti e majtë?

Ilir Meta: Nuk kam lidhje me këtë çështje.

Arian Çani: Pra unë tani s’duhet të të pyes fare për Monikën që është kryetare e LSI? Ti nuk e njeh fare kush është kjo Monika?

Ilir Meta: Duhet të moderohet pak.

Arian Çani: Pse është e egër?

Ilir Meta: Është pak frankofone kështu si ty.

Arian Çani: Frankofone Monika?

Ilir Meta: Po, po. Flet frëngjisht dhe po ta rifreskojë mund ta flasë edhe më mirë.

Arian Çani: Pse mendon se duhet të moderohet Monika?

Ilir Meta: Ashtu mendoj unë.