Transmetuar më 16-11-2018, 22:12

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer si asnjëherë më parë eksperiencën e tij të parë me bixhozin. Ishte pyetja e moderatores Ola Bruko në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 që e ktheu shefin e qeverisë në vitin 1992.

Kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që Edi Rama ka luajtur me lojërat e fatit.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar.

Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin.

Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha shefi i qeverisë në studio.

Ndërsa Elvis Naçi u shpreh “dëmi është shumë më i madh se sa dobia. Kur vesi është i madh, shoqëria duhet ta largoje me mençuri, asnjë nuk është engjëll.

Me moral nuk funksionon. Ligji e dënon. Kur njerëzit dalin mos t’i shikoje me sy. Ligji është shume i domosdoshëm. Kjo është iniciativë e madhe”.