Transmetuar më 16-11-2018, 21:58

Për Lulzim Bashën, edhe me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, kjo ministri “ka shkuar për dreq”.

Në një reagim pas dekretit të Presidentit Meta, kryedemokrati bën përgjegjës Kryeministrin Rama.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë”, shkruan Bashan ë Tëitter.

Ai e mbyll postimin e tij me një shprehje popullore duke shkruar, “peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar”.

Presidenti Meta ka dekretuar emrin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm mbrëmjen e sotme, që përkonte edhe me përfundimin e afatit ligjor.

Vendimi vjen pak orë pasi kreu i shtetit dekretoi edhe nxjerren në lirim të oficerit me gradë madhore, gjeneral. /k.k/noa.al/