Transmetuar më 16-11-2018, 21:09

Sot u shënuan reshjet e para të dëborës në Dardhë të Korçës, duke paralajmëruar stinën e dimrit.

Temperaturat zbritën me disa gradë, ndërsa edhe fundjava do të karakterizohet nga reshje dëbore në zonat malore, sipas Meteoalb.

Edhe temperaturat do të zbresin me disa gradë, ndaj bëni kujdes.

Sipas parashikimeve kjo situatë do të vijojë deri të mërkurën e ardhshme.

Pas mesit të javës do të kemi një rritje graduale të temperaturave. /k.k/noa.al/