Transmetuar më 16-11-2018, 20:48

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, është zyrtarisht ministër i Punëve të Brendshme.

NOA.al konfirmoi nga burime të Presidencës se kryetari i shtetit, Ilir Meta i ka dhënë fund pritjes duke dekretuar Sandër Lleshajn në postin e ministrit të Brendshëm,

Në këtë mënyrë ka përfunduar dhe krisja mes Presidencës dhe Qeverisë pasi herën e parë, Meta e refuzoi Ramën duke mos e dekretuar Lleshaj në postin e MPB.

Rama e emëroi menjëherë më pas Lleshajn si zëvendësministër të Brendshëm me kompetenca ministri, por pak ditë më vonë e ridërgoi emrin e tij në Presidencë për dekretim.

Pas afro një jave shqyrtim, Presidenti sonte në mbrëmje vendosi që të shpallë dekretin që i jep Lleshajt emërimin e kërkuar nga Rama. /noa.al/

DEKRET PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META