Transmetuar më 16-11-2018, 17:20

Nuk ka mundur të jetë pjesë e kësaj bote më shumë se 10 ditë. Bëhet fjalë për një foshnjë vetëm 10-ditëshe e cila ka ndërruar jetë në Maternitetin e Spitalit Rajonal të Beratit.

Nga burimet spitalore bëhet me dije se fëmija kishte lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator.

Nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të miturës, ndërkohë që kanë filluar hetimet ndaj bluzave të bardha të këtij spitali.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për dy infermieret, përkatësisht për Kristina Shkarpa dhe Teuta Zema, 50 dhe 52 vjeç, banuese në Berat./b.l/noa.al/