Transmetuar më 16-11-2018, 13:37

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë i ka bërë një dedikim emocionues të birit Charles, princi trashëgimtar i kurorës. Jemi mësuar që ta shohim sovranen duke iu përmbajtur rregullave, por këtë 14 nëntor e ka lënë veten të lirë nga emocionet, për të uruar të birin për ditëlindjen e tij të 70-të.

Nga urimi i saj pallati mbretëror anglez, publikoi disa pjesë në Instagram.

“Është një privilegj për çdo nënë që të ngrejë dolli për ditëlindjen e 70-të të djalit të saj. Do të thotë se ka jetuar mjaftueshëm gjatë për të parë të birin të rritet. Duke përdorur një analogji, është si të mbjellësh një pemë dhe ta shohësh të rritet.

Gjatë 70 viteve të tij Filipp dhe unë e kemi parë Charles që të bëhet kampion në konservimin e artit, një lider i vërtetë bamirësie dhe një baba i mrekullueshëm. Mbi të gjitha i mbështetur nga e shoqja Camilla, ai është një burrë pasionant dhe kreativ. Kështu që këtë dolli e ngre për të uruar ditëlindjen e djalit tim. Për ty Charles! Për princin e Uellsit”.

Është ky urimi i bërë nga mbretëresha Elizabeth gjatë festës së mbajtur të mërkurën mbrëma, me rastin e ditëlindjes së Charles, shkruan noa.al.

Në këtë mbrëmje si Charles edhe Camilla u shfaqën tejet elegantë, ashtu sikundër fëmijët e tij princi William dhe Harry, me bashkëshortet respektive Kate Middleton dhe Meghan Markle. /a.y/noa.al