Transmetuar më 16-11-2018, 13:19
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për vjedhjen e një lokali është vënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Sokol Krasniqin, 25 vjeç, banues në Çukas, Lushnje, i arrestuar këtë të enjte.

Arrestimi i tij u bë pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së lokalit të shtetasit B.H.

Nga hetimet e policisë u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së tij duke e arrestuar.

Ndaj Krasniqit, Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”. /a.y/noa.al