Transmetuar më 16-11-2018, 12:58

Një grua është vënë në prangat e policisë, pasi në muajin qershor denoncoi se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga katër burra në Malaga, të Spanjës.

Por nga hetimet e kryera rezultoi se gjithçka ishte sajesë për të mbuluar një tradhti.

Siç raportojnë mediat vendase, fillimisht gruaja denoncoi në polici se një makinë i kishte dalë përpara teksa ajo ndodhej në një stacion autobusi në Malaga.

Më tej katër persona të panjohur e detyruan që të hipte në makinë, ku më tej e çuan në një shtëpi të mënjanuar nga e cila thoshte se mbante mend vetëm kangjellat jeshile.

Sipas pretendimeve të saj, më tej agresorët e kishin rikthyer gruan sërish në stacionin e autobusit.

Pas afro pesë muajsh hetimesh, policia arriti të zbulojë të vërtetën dhe këtë fillim javë bëri arrestimin e gruas. Gjithçka pasim, për shkak të debateve që kishte pasur kohëve të fundit me të shoqin, ajo kishte shkuar me fqinjin dhe më tej kur u pendua, vendosi që të mbulojë tradhtinë.

Kështu fqinji, pasi u morr në pyetje nga policia konfirmoi se kishte shkuar me gruan dhe se gjithçka ishte bërë me pëlqimin e saj, shkruan noa.al.

Kështu nën akuzën e kallëzimit të rremë dhe sajimit të rrëmbimit dhe përdhunimit, ajo u vu në pranga. /a.y/noa.al