Transmetuar më 16-11-2018, 12:00

Një grupi kriminal, i specializuar në vjedhje lokalesh dhe dyqanesh, është shkatërruar nga policia e Durrësit, ku dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për së paku 14 vjedhje. Të arrestuarit janë Geri Metaj 19 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Durrës, të cilët u vunë në pranga mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Ngjarjet për të cilat akuzohen:

-Më 15 nëntor, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.

-Më 15 nëntor në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z.

-Më 15 nëntor në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.

-Më 15 nëntor, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases A.L.

-Më 6 tetor, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit T. K.

-Më 25 tetor, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.

-Më 28 tetor, në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K.

-Më 31 tetor, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj.

-Më 4 nëntor, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit S.Gj., ku kanë marrë sende të ndryshme.

-Më 5 nëntor, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.

-Më 13 nëntor, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.

-Më 4 nëntor, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E.

-Më 8 nëntor, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.

-Më 7 nëntor, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit I. Gj. /a.y/noa.al