Transmetuar më 16-11-2018, 10:41

Një peshkaqen i rrezikshëm i llojit “dem” është kapur në brigjet e Himarës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për një peshkaqen rreth katër metra të gjatë me peshë prej 412 kilogramësh.

Peshkaqeni përfundoi në rrjetat e peshkatarëve, duke u nxjerr në breg.

Sakaq vetëm dy ditë më parë një tjetër peshkaqen u kap në brigjet e Durrësit, me peshë prej afro 400 kilogramë.

Ai u kap në rreth 100 metra thellësi, në ujërat e Adriatikut. /a.y/noa.al