Transmetuar më 16-11-2018, 10:26

Pas Vlorës dhe Fierit, ditën e sotme Policia e Shtetit ka publikuar fotografitë e 12 personave më të kërkuar në qarkun e Gjirokastrës.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të akuzuarit janë një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe një tjetër me 35 vite burg.

Sakaq të shumëkërkuarit e tjerë akuzohen për vjedhje me dhunë, trafikim i lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Personat e shpallur në kërkim janë Neim Alia nga Tepelena i dënuar me burg përjetë për vrasje dhe Endrik Lluka nga Gjirokastra, i dënuar e 35 vite burg për vrasje.

Të arrestuarit e tjerë janë Englied Aliko nga Lazarati, Bekim Lekaj nga Tropoja, Ardian Gerbi nga Bënça e Tepelenës, Gani Abazi nga Tepelena, Altin Shurdhi nga Lazarati, Bardhi Skënderaj nga Poçemi, Mallakastër, Medi Krishti nga Saranda, Surja Sinani nga Gjirokastra, Labjan Saraçi nga Picari i Gjirokastrës dhe Eltjon Bregasi nga Përmeti. /a.y/noa.al

Me rrezikshmëri të lartë, këta janë 15 personat e shumëkërkuar në Fier

Nën akuzë për vrasje, këta janë 8 personat më të kërkuar në Vlorë