Transmetuar më 16-11-2018, 09:59

Nuk i kishte kushtuar rëndësi rrezikut që po i kanoste vetes, duke ndjekur një “dietë ekstreme”, deri kur për shkak të dhimbjeve të stomakut u detyrua të shkojë në spital, ku mjekët bën zbulimin e paimagjinueshëm.

Trupi i saj ishte plotë me objekte të huaja, rreth një kilogramë me gozhdë, byzylykë dhe sende të tjera metali.

Historia e pazakontë vjen nga Ahmedabad, në Indi, ku gruaja me emrin, Sangita, u gjet duke u endur në rrugë në gjendje të rëndë.

Ajo u dërgua në spital për kontroll, ku mjekët bën zbulimin shokues.

Situata ishte shumë kritike, pasi gozhdët kishin dëmtuar barkun dhe një pjesë të mushkërisë. Kështu gruaja u operua me urgjencë, shkruan noa.al.

Nuk u bë me dije me saktësi se pse gruaja ushqehej me materiale të tilla, por mjekët dyshojnë se ajo vuan nga “acuphagia”, një çrregullim që i shtyn njerëzit të hanë metale. Momentalisht gruaja ndodhet në spital në mbikëqyrje. /a.y/noa.al