Transmetuar më 16-11-2018, 08:51
Foto ilustruese

Një person mbeti i plagosur rreth mbrëmjes së kësaj të enjteje në Vlorë, i qëlluar me thikë.

Si i dyshuar për ngjarjen, u vu në pranga Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ai u arrestua pasi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ka plagosur me thikë B.G., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

I dëmtuari ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.

Për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /a.y/noa.al