Transmetuar më 16-11-2018, 08:40
Pamje nga lokali ku ndodhi ngjarja

Pronari i një lokali mbeti i plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, pasi i hodhën granatë brenda lokali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin “Binjakët” në lagjen “Partizani” të Elbasanit.

I plagosur nga shpërthimi mbeti pronari i lokalit Albert Alterziu, rreth 32 vjeç.

Në momentin e ngjarjes ai ndodhej vetëm në lokal, ku me gjasë po e mbyllte atë, pasi ishin larguar dhe klientët e fundit.

Dyshohet se ai është mbajtur në vëzhgim dhe në momentin kur ka qenë vetëm, është hedhur granata.

Alterziu mbeti i plagosur rëndë, ku për disa orë ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, teksa gjendja e tij vijon të paraqitet kritike.

Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorit.

Sakaq po hetohen edhe konflikte të mundshme që 32-vjeçari mund të ketë pasur, pasi rezulton i skeduar nga policia. /a.y/noa.al

Shpërthim granate në lokalin në Elbasan, në gjendje të rëndë i zoti