Transmetuar më 16-11-2018, 07:29
Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në një lokal, me pasojë një të plagosur.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambientet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer.

Për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi Albert Alterziu, rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve. /a.y/noa.al