Transmetuar më 15-11-2018, 23:38

Presidenti Ilir Meta deklaroi në studion e “Open” se konflikti politik po largon njerëzit nga vendi.

Meta tha se mazhoranca ka rolin kryesor për të bërë më tepër përpjekje.

“Jemi mësuar me teori konspiracioni. Më vjen keq që kemi fenomene negative në shoqëri. Përmes konflikteve të panumërta, shmanget vëmendja nga çështjet esenciale”, tha Meta.

Ai vijon më tej:

“Konflikti politik po largon njerëzit nga vendi, sidomos ata me aftësi krijuese. I takon mazhorancës të bëjë përpjekje. Është e lehtë të fajësosh opozitën, ama mazhoranca duhet të marrë më shumë përgjegjësi”, deklaroi Meta./a.k/noa.al/